Asnjë shqiptar me koronavirus në Luginën e Preshevës

Asnjë shqiptar me koronavirus në Luginën e Preshevës

Aktuale April 07, 2020 - 20:14

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se në Luginë nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga koronavirusi.

“Është fat dhe falë Zotit nuk ka të prekur akoma ndonjë qytetar”, ka thënë ai për Ora News, dhe, duke vënë në dukje mungesën e shërbimit shëndetësor, ka shtuar se në këto kushte kujdesi është më i madh i qytetarëve për vetëkarantinim.

Ai pati kritika ndaj pushtetit vendor pasi, sipas tij, nuk kanë marrë asnjë masë. “Janë të paorganizuar dhe mos dhëntë zoti të ketë rast sepse do e pësonin shumë”, theksoi Mustafa.

Gjithashtu ai shprehu dhe shqetësimin sepse të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë kthyer nga Maqedonia apo Kosova u është kërkuar të izolohen jo vetëm 14 ditë siç është rregulli por dhe 14 ditë të tjera shtesë.