Kurti shkarkon bordin e KRU ‘Prishtinës’, bëhen publike të gjitha shkeljet

Kurti shkarkon bordin e KRU ‘Prishtinës’, bëhen publike të gjitha shkeljet

Aktuale April 07, 2020 - 18:14
Valmire Maliqi/ Prishtinë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë Rozeta Hajdari, përmes një konference për media kanë njoftuar që për shkak të shkeljeve të shumta që kanë ndodhur në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kanë marrë vendim që të shkarkojnë bordin e menaxhmentit të kësaj kompanie, raporton “Zëri.info”.

“Këtu jemi sot bashkë me ministres e Ekonimisë për shkak se është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme nga bordi i përkohshëm i Ujësjellësit në të cilën është vendosur të shkarkohet zëvendës kryeshefi ekzekutiv dhe është kthyer në pozitën e mëparshme si drejtor për konsumatorë, gjithashtu vlen të theksohet nuk është shkarkuar auditori i brendshëm që kishte kryer punën e tyre me profesionalizëm”, ka bërë të ditur Kurti.

Në ndërkohë ministrja Hajdari ka bërë të ditur të gjitha shkeljet që ka bërë kjo kompani sic janë të renditura më poshtë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka të inkasuar një shumë prej 648 mijë e 843 euro të cilat janë të paguar nga qytetarët dhe që nuk u janë zbritur, ku qytetarët kanë paguar vazhdimisht por borxhi i tyre nuk është shlyer po u është shkëputur uji.

Humbjet teknike dhe komerciale të ujit në vitin 2018 , ishin 58% e cila është rritur nga viti në vit, në vitin 2015 ishin 53% teksa në vitin 2017 ishin 57%. Kjo tregon një performancë negative nga vitin në vit. KRU “Prishtina” 58% të ujit që e hedh një rrjete nuk e ka faturuar fare. Nëse vec 10% do të humbjeve të zvogëloheshin kjo kompani do të kishte një buxhet shtesë prej 1 milion e 400 mijë euro.

KRU “Prishtina” ka paguar 200 mijë euro si ndëshkim kompanisë që kishte dështuar të i`a plotësojë kushtet për të implementuar projektin investim. Pra nuk ka krijuar kushtet për zbatim të projektit.

Nën drejtimin e këtij menaxhmenti në vitin 2016 ishte regjistruar një detyrim ndaj një furnitori në vlerë 516 mijë e 441 euro i cili ishte një detyrim fitim dhe ishte vërejtur nga auditori. Ky është rast për hetim sepse ka vepër penale.

Nën drejtimin e këtij menaxhmenti KRU “Prishtina”, ka paguar bonuse për punëtorët në vlerë 109 mijë euro edhe pse gjatë vitit kishte operuar me një humbje prej 551 mijë euro.

Kru “Prishtina” kishte një shumë prej 86 mijë e 723 euro kërkesa nga punëtorët që nuk ishin arkëtuar nga vitin 2014-2017.

KRU kishte blerë automjete të përdorura në vlerë 63 mijë e 451 euro.

Përveç kësaj kompania kishte nënshkruar një kontratë kornizë për shërbimet e gastron omisë me një operator ekonomik të papërshtatshëm sipas rregullit dhe udhëzuesit për prokurim publik.

KRU “Prishtina” kishte trajtuar konsumatorët me standarde të dyfishta sepse 10 mijë e 670 konsumator që kanë borxh mbi 1000 euro e që nuk kanë kryer asnjë pagesë gjatë vitit kompania nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për procedurat e përmbarimit, ndërsa kishte konsumatorë që me 200 euro ishin dërguar në përmbarim.

Asnjë raport 3 mujor nuk ishte aprovuar dhe dërguar me kohë në Njësinë për Monitorim që është në kuadër të ministrisë dhe 32 punëtorë në shtator nuk ishin të raportuar në raportin periodik sic kërkohet në Ligjin për Ndërmarrje Publike.

KRU”Prishtina gjatë 2017 kishte njohur shpenzime të borxhit të keq në vlerë 869 mijë 929 euro që i kishte arkëtuar më vonë dhe nuk i kishte njohur si të arkëtuara nga viti 2018.

KRU “Prishtina” Ishte treguar neglizhente për trajtimin e kërkesave të ujëmatësve. 83 investitor, kompania i kishte vonuar nga një muaj deri në 1 vit për t`i legalizuar ata.

Kru “Prishtina”, kishte mashtruar në raportim të pasqyrave financiare duke deklaruar si obligime të TVSH-së 287 mijë e 80 euro.

KRU ka deklaruar edhe një obligim tatimor në ATK, si tatim në fitim në vlerë prej 94 mijë e 64 euro, kurse pas konfirmimit të auditorit kjo vlerë është zero.

Donacionet që jepeshin nga donatorët nuk trajtoheshin si duhet duke mos u regjistruar dhe duke lënë hapësirë për keqpërdorim.

Në 2017, ZKA kishtë dhënë një opinion të kualifikuar me 20 të rekomandime. Menaxhmenti i kompanisë jo që nuk i kishte shqyrtuar as 50% të tyre.

Në 2017, ZKA kishtë dhënë një opinion të kualifikuar me 20 të rekomandime. Menaxhmenti i kompanisë jo që nuk i kishte shqyrtuar as 50% të tyre, por në vitin 2018 ZKA-ja kishte vënë 39 rekomandime me një rekomandim të kundërt. Edhe më keq qëndron në rekomandimet e auditimit të brendshëm./ZERI