Ministres në detyrë Rozeta Hajdari i vdes babai

Ministres në detyrë Rozeta Hajdari i vdes babai

Aktuale April 07, 2020 - 18:02

Pavarësisht që babai i ka ndërruar jetë pak orë më parë, ministrja e Ekonomisë në detyrë Rozeta Hajdari mbajti konferencë për media për të bërë të ditur të gjitha shkeljet që janë bërë nga bordi i KRU “Prishtinës”, i cili edhe u shkarkua pak më parë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, raporton “Zëri.info”.

Lajmin për vdekjen e babait të ministres e bëri të ditur Kurti gjatë konferencës.

“Ne tash jemi në konferencë. Ministres Hajdari i ka vdekur babi sot dhe kjo nuk e ka ndaluar që të dal këtu në konferencë me mua për të shpalosur shkeljet e bëra nga KRU ‘Prishtina’. Pas kësaj kjo do të udhëtoj drejt Pejës për t`i përgatitur ceremoninë e varrimit për babain”, ka thënë Kurti. /ZËRI