Kosnett pas situatës në veri: Vetëm bashkë ne mundemi

Kosnett pas situatës në veri: Vetëm bashkë ne mundemi

Aktuale April 05, 2020 - 13:55

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë, ka reaguar përmes një komunikate për media pas situatës së krijuar në veri të vendit, raporton "Zeri.info"

Nga kjo ambasadë kanë thënë se vetëm duke punuar së bashku, dhe duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19".

LEXO EDHE: Përplasje e kontradikta mes Presidencës dhe Qeverisë për pandeminë në veri

"I përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19. #TogetherweCan", thuhet në njoftimin e Ambasadës./Zeri