Veseli: Qeveria e Kurtit po rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës

Veseli: Qeveria e Kurtit po rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës

Aktuale April 04, 2020 - 15:24

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, raporton "Zeri.info".

Veseli me këtë rast tha se akti i djeshëm i Serbisë, e cila shtriu gjendjen e saj të jashtëzakonshme në pjesë të Kosovës, duke futur me direktiva të Beogradit në karantinë dhe ndarë nga pjesa tjetër e vendit, dy komunat e Republikës së Kosovës, Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, është cenim i rëndë i sovranitetit. "Jam detyruar ta thërras këtë konferencë si shqetësim të madh për sigurinë kombëtare, lidhur me atë që po ndodh në veri.

Akti i djeshëm i Serbisë, e cila shtriu gjendjen e saj të jashtëzakonshme në shtetin tonë, duke futur me direktiva të Beogradit në karantinë dhe ndarë nga pjesa tjetër e vendit, dy komunat e Republikës se Kosovës, Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, është cenim i rëndë i sovranitetit", tha Veseli

E sipas Veselit Qeveria aktuale po qëndron e heshtur ndaj këtij procesi duke e cenuar rëndë integritetin në këtë pjesë të Kosovës.

"Për javë të tëra kjo qeverie në ikje nuk ka reaguar ndaj vendosjes në veri të Kosovës të orës policore të imponuar nga Beogradi.

Përveç heshtjes ndaj kësaj situatë, kjo qeveri ka lënë veriun e vendit dhe tërë qytetaret tanë, shqiptare dhe komuniteteve të tjera jo-serbe, në dorë të një shteti qe as nuk i do dhe as nuk i mbron. Por ajo që e bën më alarmante këtë situatë është fakti që kjo qeveri edhe ka aprovuar, me marrëveshje të fshehtë, futjen e qindra zyrtarëve të shtetit serb, ku jo të gjithë janë personel shëndetësor", tha Veseli. /Zeri