Italia i ofron mbështetje Lajçakut për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi

Italia i ofron mbështetje Lajçakut për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi

Aktuale April 03, 2020 - 13:02

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka përshëndetur emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë - Beograd.

Orlando thotë se Lajçaku mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë për rinisjen sa më shpejt të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.

“Përshëndes emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues i posaçëm i BE-së dhe i uroj suksese. Ai mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin”.