IKSHP-ja thirrje qytetarëve: Ju lutemi rrini në shtëpi!

IKSHP-ja thirrje qytetarëve: Ju lutemi rrini në shtëpi!

Aktuale April 03, 2020 - 11:45

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të rrinë në shtëpi në këtë kohë kur Kosova, si e gjithë bota, po përballet me pandeminë e koronavirusit. “Jemi në fillim të prillit, moti po përmirësohet, andaj lusim qytetarët të rrinë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!

Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe për të tjerët”, thuhet në thirrjen e këtij Instituti.