Imer Mushkolaj: Qeveria

Imer Mushkolaj: Qeveria "Kurti" njëjtë si PAN-i, kështu nuk çkapet shteti

Aktuale April 03, 2020 - 11:19

Vazhdimi i emërimeve politike në ndërmarrjet publike nga qeveria “Kurti” ka marrë kritikën edhe të analistit Imer Mushkolaj.

Analisti kosovar vlerëson se ky model është i njëjtë me atë që qytetarët e kanë ndëshkuar në zgjedhjet e tetorit.

Mushkolaj i ka bërë thirrje Kurtit se në këtë mënyrë shteti nuk çkapet. “Emërimet politike nga qeveria ‘Kurti’ në bordet e ndërmarrjeve publike i takojnë modelit, të cilin qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor. Kështu nuk çkapet shteti. Ata që u duartrokasin këtyre veprimeve veç ia bëjnë një argat kapjes së shtetit”, shkruan Mushkolaj në reagim.