Vjen një njoftim i rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në Gjermani

Vjen një njoftim i rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në Gjermani

Aktuale April 03, 2020 - 09:27

Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Gjermanisë dhe të kryeministrave të landeve gjermane për ndalim kontakti, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, si dhe konsullatat e përgjithshme të Kosovës në Munih, në Stuttgart, në Frankfurt, në Duesseldorf, në Hamburg, si dhe në Kopenhagë, nuk do të punojnë me palë deri më datën 19 prill 2020, kur pritet vendimi i radhës pas vlerësimit të situatës me përhapjen e virusit COVID-19.

Ambasada e Kosovës në Gjermani lut të gjithë personat që për rastet emergjente të përdorin numrat e telefonit në konsullata dhe të vizitojnë uebin zyrtar të Ambasadës.