I përkeqësohet gjendja pacientes me koronavirus, flasin nga QKUK-ja

I përkeqësohet gjendja pacientes me koronavirus, flasin nga QKUK-ja

Aktuale April 01, 2020 - 20:01

Një 73-vjeçare e infektuar me virusin vdekjeprurës COVID 19, është në gjendje të rënde shëndetësore.

Lajmin në lidhje me përkeqësimin e gjendjen shëndetësore të saj e ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi, i cili për “Zëri.info“, tha se 73-vjeçarja nga komuna e Pejës është e kyqur në aparat respirator, shkruan “Zëri.info“.

“ Po, është e vërtete një paciente e gjinisë femër, e moshës 73 vjeçare është ne gjendje shume te rende, është e intubuar ( e kyqur ne aparat respiratir)“, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu për “Zërin“, ka bërë të ditur se edhe 6 persona të tjerë të infektuar me koronavirus kanë nevojë për oksigjenoterapi kurse personat e tjerë sipas tij janë në gjendje stabile.

“6 pacientë kanë nevoje për oksigjenoterapi, ndërsa të tjerët janë gjendje të mirë, stabile“, përfundoi Krasniqi./ZERI