Zyrtari i Nismës me komente raciste, fyen gruan e Albin Kurtit

Zyrtari i Nismës me komente raciste, fyen gruan e Albin Kurtit

Aktuale April 01, 2020 - 19:53

Zyrtari i Nismës, Vëllaznim Krasniqi, i cili njihet për gjuhën vulgare në rrjetet sociale ndaj fytyrave publike, është lëshuar në komente raciste në një reagim që ka bërë për kryeministrin Albin Kurti.

Krasniqi duke komentuar reciprocitetin me Serbinë, i cili sot ka hyrë në fuqi, ka kërkuar që e njejta të ndodh edhe me Norvegjinë, duke aluduar në prejardhjen e bashkëshortës së Kurtit, raporton Zëri.info

Zyrtari i Nismës është shprehur me tone raciste ndaj shtetit i cili është në mesin e fuqive evropiane që i ka ndihmuar më së shumti Kosovës që nga paslufta, duke i quajtir "leshkuqa" norvegjezët e duke bër thirrje të mos "përzihet raca" me ta.

“RECIPROCITET ish dasht me pas edhe me NORVEGJINE, nuk po dojme me PERZI RACËN.Pse me na dal NIPAT e MBESAT LESHKUQA!?”, ka shkruar Krasniqi në një status në Facebook Krasniqi./ZERI/

Image