U aludua se ishte infektuar me Koronavirus- Albulena Haxhiu tregon të vërtetën

U aludua se ishte infektuar me Koronavirus- Albulena Haxhiu tregon të vërtetën

Aktuale March 31, 2020 - 22:42

Doli në punë, pas një mungese disa ditëshe.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se tash po ndjehet mirë pas një gripi sezonal që kishte.

Ajo ka mohuar se është infektuar me Coronavirus pasi sipas saj kishte spekulime se ka rezultuar pozitiv me këtë virus.

Megjithatë zyrat e kësaj ministrie u panë të zbrazura të martën pasi po punohet me staf të reduktuar për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID 19.

E kjo situatë është pengesë edhe për finalizimin e projekteve.

Edhe në ministrinë e Infrastrukturës kabineti i ministrit ishte i zbrazët të martën.