Kurti: 1 prilli datë e përshtatshme për ta takuar Thaçin

Kurti: 1 prilli datë e përshtatshme për ta takuar Thaçin

Aktuale March 31, 2020 - 21:35

Kryeministri i Kosovës sot në një deklaratë mediale ka pranuar se do të shkojë nesër në takimin konsultativ tek presidenti Hashim Thaçi, raporton Zëri.info.

Kurti tha se në këtë takim do të shkojë për ta paraqitur qëndrimin e tij si kryeministër i vendit dhe jo për tu konsultuar me Thaçin për bërjen e Qeverisë së re. Tutje në deklaratën e tij Kurti ka ironizuar me takimin që do ta ketë me Thaçin e që i bie të mbahet nesër me 1 prill. Ai tha se mbase kjo është datë e përshtatshme për ta takuar presidentin.

“Kur e mendoj takimin e fundit që e pata me Thaçin ishte datë 13 ditë e premte dhe tash kam për ta takuar me 1 prill, mbase kjo është datë e parshtatshme për ta takuar atë”, ka thënë Kurti./Zëri