Kurti e konfirmon: Nesër do të shkojë në takim te presidenti Thaçi

Kurti e konfirmon: Nesër do të shkojë në takim te presidenti Thaçi

Aktuale March 31, 2020 - 21:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Hashim Thaçi.

Kurti në një intervistë televizive, ka bërë të ditur se nesër do të shkojë në takim konsultativ te presidenti Thaçi, pasi zyra ligjore e tij i ka sygjeruar të marr pjesë në këtë takim, raporton Zëri.info

“Nesër une do të shkoj në atë takim, por duke mos e konsideruar këtë takim si konsulltim për qeveri, pasi kjo do të ishte shkeleje e kushtetutës”, ka thënë Kurti në emisionin “Desku”,.

“Për përtshtypjen time që më duhet ta konfirmoj nesër, presidenti po sillet thua se 25 marsi është 3 shkruti, thua se unë s'jam zgjedhur asnjëherë por kam rënë në tentativen time të parë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka akuzuar Thaçin se ka tentuar t’I pengojë partitë e komuniteteve që mos ta votojnë qeverinë e tij në Kuvend./ZERI