Mustafa: Agim Veliu ishte pro koalicionit, shkarkimi i tij ishte arbitrar

Mustafa: Agim Veliu ishte pro koalicionit, shkarkimi i tij ishte arbitrar

Aktuale March 31, 2020 - 21:12

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në Rubikon në Klan Kosova se  ish ministri i Punëve të Jashtme, Agim Veliu nuk ka qenë i pranishëm në takimet për koalicionin për të prishur punë por për të ndihmuar që të arrihet koalicioni.

Ai tha se Veliu ka qenë pro koalicionit dhe shkarkimi i tij ka qenë arbitrar nga ana e kryeministrit.

“Mund të them se në delegacionet tona që unë e kam kryesu e nga VV z. Kurti, për marrëveshje qeverisësë në të gjitha takimet ka qenë edhe z. Veliu. Ka qenë edhe Lutfi Haziri. Nuk ka ardhë Veliu aty të prishë punë por me vullnetin që ne të gjejmë zgjidhje sepse ka qenë vullnet I LDK që është manifestuar që ne të bëjmë marrëveshje për koalicon”.

“Shkarimi është një episod krejtësisht tjetër jashtë asaj që ne e kemi pasë një proces të arritjes së marrëveshjes. Jemi marrë vesh që me marrëveshjen për koalicionin se emërimi i zvkryeministrit, ministrave, zvministrave nga partneri koalicionit bëhet me propozim që e bën kryetari i subjektit politik. Shkarkimi i tyre bëhet pas konsultimit me partnerin e koalicionit”, tha ai.