Kushtet në karantinën tek qendra e studentëve, të izoluarit kontrollohen tri herë në ditë

Kushtet në karantinën tek qendra e studentëve, të izoluarit kontrollohen tri herë në ditë

Aktuale March 31, 2020 - 18:30

Qendra e Studentëve është shndërruar në karantinë për qytetarët e ardhur në Kosovë nga shtetet e ndryshme.

Rreth 440 persona janë të vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Si mënyrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës më 17 mars të këtij kishte marrë vendim që Qendrën e Studentëve ta shndërrojë në karantinë.

Sipas këtij vendimi, të gjithë qytetarët që vijnë nga shtetet e ndryshme do të qëndrojnë në karantinë për një periudhë dy javore.

Që nga marrja e vendimit të Qeverisë e deri më sot, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, janë rreth 440 persona kryesisht të ardhur nga Zvicra e Gjermania, por edhe nga vendet e tjera.

Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës së Studentëve ka thënë për lajmi.net, se tashmë është hapur edhe konvikti numër tre për shfrytëzim.

Ai ka treguar edhe për mënyrën e shfrytëzimit të dhomave.

Sfishta po ashtu ka treguar për lajmi.net, se personat që janë në karantinë kontrollohen tre herë në ditë nga mjekët.

Sipas tij, ka pasur persona që janë liruar nga karantina dhe me rekomandim të IKSHPK-së janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Mirëpo, sa i përket furnizimeve me ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme, Sfishta ka treguar se nuk kanë asnjë problem.

Mirëpo të gjithë personat që janë brenda kësaj karantine kanë të drejtë edhe të pranojnë ushqime dhe gjëra të ndryshme nga familjarët e tyre.

Deri më në Kosovë janë 108 persona të prekur me COVID-19, dy të shëruar dhe një i vdekur.