30 shqiptarë mbesin në rrugë në Poloni, kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare

30 shqiptarë mbesin në rrugë në Poloni, kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare

Aktuale March 29, 2020 - 15:08

Sali Berisha ka ndarë një video në profilin e tij në Facebook, teksa shihen një grumbull i madh shqiptarësh të cilët kërkojnë ndihmë nga Shqipëria, për t’u kthyer aty.

Personi që flet tregon se janë 30 shqiptarë, dhe kanë mbetur te stacioni i trenit në Varshavë, dhe se kompania që i mori, i nxori jashtë pa dijeninë e tyre.

Ai tha se i kanë lënë në rrugë, në mes të Polonisë, dhe se askush nuk përgjigjet, as shteti polak dhe as kompania me të cilën udhëtuan deri aty.

Ata i bëjnë thirrje shtetit shqiptar që t’i dalin në ndihmë.

 

Kjo klithme per ndihme vjen nga Polonia. sb

Posted by Sali Berisha on Sunday, March 29, 2020