Infektuar: 1052
Shëruar: 820
Vdekur: 30
Kurti: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Kurti: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Aktuale March 29, 2020 - 15:01

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar Presidentit Thaçi t’i shpall zgjedhjet parlamentare.

Ai në një status të gjatë të publikuar në rrjetin social Faceboook, ka deklaruar se Thaçi para se ta kërkojë emrin e kandidatit të VV-së për kryeministër, duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve.

Sipas tij, Presidenti është duke e interpretuar Kushtetutën, e jo duke e zbatuar.

“Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ecjen përpara është ai 82.2: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”. Këtu, folja jokalimtare ‘mund’ nuk është ajo e një mundësie subjektive të zgjedhjes, por e lejes për të proceduar nga një autoritet. Nuk është e rastësishme që në verzionin në anglisht të Kushtetutës sonë, fjala ‘mund’ nuk është ‘can’ por ‘may’. Sëkëndejmi, neni 82.2 është dispozitë e lejimit dhe jo e përzgjedhjes”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri që para disa ditësh u shkarkua me mocion të mosbesimit, shtoi se pas pandemisë së koronavirusit, duhet të ‘zbresin’ tek populli si burim i sovranit, për zgjedhje të reja, të lira dhe demokratike.

“Ka dallim thelbësor ndërmjet situatës kur kryeministri dorëhiqet nga posti i tij dhe asaj kur Kuvendi voton mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Në rastin e parë kemi mungesë vullneti ose aftësie të vetëdeklaruar nga kryeministri i cili largohet. Në rastin e dytë qeveria dhe kryeministri janë në detyrë, nuk ka vakuum deri në zgjedhjet e reja, andaj edhe stabiliteti e funksionimi shtetëror nuk cënohen. Pra, në rastin e dytë e që është ky yni tani, nevojitet Kuvend i ri për qeveri të re”,ka thënë tutje.

Kurti ka deklaroi se mocioni i 25 marsit, ishte votë që e shkëputi lidhjen pushtet-popull.

“Vota PËR me 25 mars 2020 ishte asgjë më shumë sesa votë KUNDËR. Si e tillë ajo shkëputi lidhjen pushtet-popull. E vuri qeverinë në pyetje në mënyrën ku populli (dhe jo Kuvendi) jep përgjigje. Kuvendi e rrëzoi qeverinë në Kuvend. Qeveria në detyrë qeveris”, ka përfunduar ai.