Këto janë kompetencat e Qeverisë në detyrë

Këto janë kompetencat e Qeverisë në detyrë

Aktuale March 28, 2020 - 23:53

Njohësit e kushtetutës tregojnë për T7, se cilat janë kompetencat e Qeverisë në detyrë, në krye me Albin Kurtin.

Vetëm 50 ditë Albin Kurti i kaloi si shef Qeverie.

Por partnerit të tij të koalicionit nuk arriti t’ia mbush mendjen që puna duhet të vazhdoj tutje.

Votat e LDK-së me ato të opozitës rrëzuan qeverinë Kurti e cila para vetës kishte shumë detyra që e prisnin; në mesin e tyre edhe taksa.

Tash si qeveri në detyrë, ekzekutivi është i kufizuar në vendimet që merr.

Sipas njohësve të Kushtetutës Kurti tashmë është jashtë detyrave të tija kushtetuese.

Madje njëjtë mendon edhe një njohës i politikës.

Por qeveria në detyrë ka ende shpresë që taksa mund të hiqet ashtu siç ishte premtuar.

Qeveria Kurti u rrëzua me 82 vota pro; përfshirë këtu edhe votat e LDK-së.