Kërkesa e Isa Mustafës për Albin Kurtin: Kërkoj falje Amerikës

Kërkesa e Isa Mustafës për Albin Kurtin: Kërkoj falje Amerikës

Aktuale March 27, 2020 - 22:10

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga kryeministri në detyrë që t’i kërkoj falje ShBA-së dhe Grenellit për akuzat në lidhje me marrëveshjen sekrete.

“Le t’u kërkojnë falje publike SHBA-së dhe kryeministri Kurti ta tërheq atë deklaratë që e ka dhënë, për marrëveshjen sekrete. Se LDK-së nuk pres t’i kërkoj falje”, tha ai.

Madje, sipas tij, Kurti e ka angazhuar një ushtri të tërë për sulme në rrjetet sociale.

“Megjithatë unë nuk mërzitem për këto sulme nga më të ultat që bëhen ndaj meje dhe ndaj LDK-së, sepse në rend të parë për ne është interesi i Kosovës”, tha ai në RTK.