OAK: Shuma për përkrahjen e punëtorëve të sektorit privat duhet të jetë 220 euro

OAK: Shuma për përkrahjen e punëtorëve të sektorit privat duhet të jetë 220 euro

Aktuale March 27, 2020 - 21:52

Oda e Afarizmit të Kosovës konsideron që shuma e përkrahjes për punëtorët duhet të jetë 220 euro dhe jo 170 euro siç është propozuar sot nga Ministri Bislimi.

E kjo për faktin se ka disa vite që paga minimale ka mbetur e njejtë dhe nuk ka ndryshuar, thuhet në kërkesën që Oda e Aafrizmit të Kosovës i ka dërguar Qeverisë së Kosovës.

“OAK kërkon nga Qeveria që të kërkon nga bizneset që mos largojnë asnjë punëtorë nga puna si rezultat i vështirësive që po hasin për shkak të ballafaqimit me pandeminë e virusit corona dhe që Qeveria t’i mbështesë me pagën e njejtë prej 220 euro (pika 8)”, thuhet në njoftimin e OAK.

Kjo për faktin që të gjithë të punësuarit në sektorin privat janë për arsye të nevojave të kompanive dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Largimi mund të ndodhë për arsye të situatës së krijuar.

Sipas OAK, vështirësinë financiare dhe limitet buxhetore që mund të ketë Qeveria i shihen, andaj kërkon që një pjesë e të hyrave për të mbështetur bizneset dhe të punësuarit në sektorin privat të sigurohet edhe nga:

1. Zbritja në 50% e pagave në sektorin shtetëror dhe kompanitë publike për 3 muajt e ardhshëm (paga mesatare në institucionet shtetërore është 580 euro kurse në kompani publike është 680 euro, ndërsa në sektorin privat është 370 euro prej nga i gjeneronë të ardhurat shteti e që vijnë nga sektori privat). Gjithashtu arsye është edhe mbi 70% të këtij stafi janë duke qëndru në shtëpi. Përjashtim duhët të ketë për Ushtrinë, policinë, shëndetësinë dhe zjarrëfikësat.

Zbritja e pagave në së paku 50% për deputetët e parlamentit të Kosovës. Kjo për faktin se paga mesatare vjetore e deputetëve e kalon shumë prej 2000 euro në muaj dhe nuk janë duke pasur mundësi që të jenë aktiv gjatë kësaj kohe.