Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Baraliu: Presidenti i ofron mandatin Vetëvendosjes, pastaj mund të kalojë të partitë tjera

Baraliu: Presidenti i ofron mandatin Vetëvendosjes, pastaj mund të kalojë të partitë tjera

Aktuale March 27, 2020 - 20:45

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka obligim që edhe njëherë t’i ofrojë mandatin partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e fundit e që në këtë rast është Vetëvendosje.

“Nëse partia e parë [e dalë nga zgjedhjet e fundit] mund të bëjë qeverinë brenda 15 ditëve është në rregull, nëse jo, brenda 10 ditëve të ardhshme Presidenti edhe në bazë të Kushtetutës edhe në bazë të vendimeve nga Gjykata Kushtetuese mund t’ia ofrojë mandatarin ndonjë partie tjetër në mënyrë që ta formojnë qeverinë e re”, deklaroi Mazllum Baraliu për RTV Dukagjinin.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kishte deklaruar se me Kushtetutë Vetëvendosje ka të drejtë edhe njëherë të propozojë Kurtin për mandatar të qeverisë.

Por ky i fundit ka shprehur shqetësimin se nëse Vetëvendosje nuk dërgon emër procesi shkon në pafundësi pasi kushtetuta nuk e parashikon këtë skenar.

Presidenti ka paralajmëruar se nga java tjetër do të fillojë konsultimin me subjektet politike për të gjetur një zgjidhje që eviton zgjedhjet e reja.