130 euro pagë për tre muaj për ata që humbin vendin e punës nga efektet e coronavirusit

130 euro pagë për tre muaj për ata që humbin vendin e punës nga efektet e coronavirusit

Aktuale March 27, 2020 - 20:26

Një serë masash janë propozuar sot nga Ministria e Financave dhe Transfereve në Kosovë për të mbështetur sektorin privat.

Përveç që një shumë milionëshe është paraparë për të mbështetur sektorin privat rreth pagave të këtij muaji dhe muajit tjetër, Qeveria ka ndarë një fond edhe për ata që mund të humbin punën nga mbyllja e bizneseve deh efektit që ka sjellë në ekonomi kjo pandemi.

Sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës, në fazën e dytë të intervenimit në ekonomi do të përdorë stimuj fiskal që do të favorizojnë ato kompani që kanë ruajtur fuqinë punëtore në këtë periudhë të krizës, që fillojnë prodhimin e produkteve të reja apo që rrisin eksportet.

“Por megjithatë në këtë situatë mund të ketë ndërmarrje që nuk mund ta evitojnë largimin e një pjese të punëtorëve nga puna. Për ata punëmarrës që humbin punën përgjatë kësaj periudhe, Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e një asistence mujore në masën e 130 euro për 3 muajt e ardhshëm. Maksimumi i shumës së alokuar në këtë masë do të jetë 4 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.