Presidenti Thaçi uron Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në NATO

Presidenti Thaçi uron Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në NATO

Aktuale March 27, 2020 - 20:14

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në NATO.

“Urime shtetin tonë mik dhe aleatit tonë Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin zyrtar në NATO. Ky është një moment i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kosova do ta ndjek shembullin dhe do të vazhdojë që të punojë për anëtarësim në NATO në mënyrë që të mund të japë kontribut në sigurinë globale”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.