Ish-ambasadori kosovar tregon se Grenell ishte zëdhënes i SHBA-së kur Kosova shpalli pavarësinë

Ish-ambasadori kosovar tregon se Grenell ishte zëdhënes i SHBA-së kur Kosova shpalli pavarësinë

Aktuale March 27, 2020 - 19:46

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, përmes një shkrimi ka thënë se i vjen të vjellë kur i sheh komentet e ndyra adresuar të dërguarit të posaçëm nga presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe për diplomatin amerikan Matheë Palmer. Peci kujtoi se Grenell ishtë zëdhënës i Shteteve të Bashkuara

“Po me vjen me vjelle kur po i shoh komentet e ndyra per Ambasadorin Grenel dhe Matheë Palmerin”, shkruan Peci.

Gjithashtu ish-ambasadori kujtoi rolin e Grenellit në Kosovë gjatë administratës së Presidentit Bush 2001-2008, gjatë kohës kur Kosova filloi shtet-ndërtimin.

“A e dini qe Amb. Grenell ka qene zedhenes i Misionit te SHBA-ve nga 2001 deri ne vitin 2008, gjate kohes se Presidences se George Ë. Bushi, gjegjesisht ne kohen kur Kosova e filloi shtet-ndertimin dhe e kurorezoi pavaresine. Poashtu, ju qe e vleresoni njeriun ne baze te orientimit seksual, po tregoni se cfare mungese te njerezise keni, dhe ajo se cfare jeni, nuk ju bene me shume njerez ne asnje menyre”, shkroi ish-ambasadori Peci.

Tutje, ai shkroi edhe për diplomatin amerikan, Mathew Palmer, i cili po gjykohet se e ka gruan serbe.

“Per sa i perket Palmerit, jeni duke e gjykuar per ate se e ka gruan serbe. Nese nuk e dini se cfare jane mendimet e tij per ate se cfare ka bere Serbia, lexoni romanin e tij “The Wolf of Sarajevo”. Po me duket se keni harruar qe edhe shume udheheqes e rilindes tone, si Ismail Qemajli dhe Hasan Prishtina i kane pasur bashkeshortet te kombesive tjera. Qemajli greke ndersa Prishtina cerkeze”, shkroi Peci.

Në fund, ish-ambasadori dënoi gjykimin dhe paragjykimin për jetën privatë të gjithsecilit.

“Eshte mire qe kemi mendime te ndryshme politike, dhe qe i shprehim ato, por asesi nuk kemi te drejte te gjykojme e paragjykojme askend per jeten e tij apo te saj private, dhe ate aq me pak ne forme denigruese. Kete nuk kemi te drejte te ju bejme as armiqeve tane. Per njerezimin me krejte diversitetin e tij. Me dashuri ne kohen e Corona Virusit”, përfundoi Peci.