Lajcak akoma nuk është emëruar zyrtarisht për dialogun Kosovë – Serbi

Lajcak akoma nuk është emëruar zyrtarisht për dialogun Kosovë – Serbi

Aktuale March 27, 2020 - 18:47

Krydiplomati sllovak, Miroslav Lajcak, akoma nuk e ka marrë detyrën si i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Gjatë ditës është raportuar se tashmë edhe zyrtarisht Lajcak ka marrë detyrën e re nga BE’ja, megjithatë këtë e mohon Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell në një përgjigje dhënë Gazetës Express

“Nuk ka asgjë të re që të thuhet në këtë fazë. Procedurat janë duke vazhduar. Sapo të përfundojnë, do të njoftojmë për emërimin”.

Sipas dokumentit të publikuar nga gazeta, Lajcak ka mandat 11 muaj, në detyrën që pritet ta marrë.

Presidenti Hashim Thaci ka dalë kundër emërimit të Lajcakut si  dërguar special të BE’së, për shkak se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën. Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është deklaruar kundër tij.