Maqedonia e Veriut zyrtarisht anëtare e NATO-s

Maqedonia e Veriut zyrtarisht anëtare e NATO-s

Aktuale March 27, 2020 - 18:52

Sot (27 Mars 2020), Maqedonia e Veriut u bë anëtarja më e re e NATO-s, pasi depozitoi instrumentin e saj të pranimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të SHBA -ve në Uashington DC. Aleatët e NATO-s nënshkruan Protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në shkurt 2019, pas së cilës të 29 parlamentet kombëtarë votuan për të ratifikuar anëtarësimin e vendit, transmeton Zeri.info.

Duke folur në Bruksel të Premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, "Maqedonia e Veriut tani është pjesë e familjes së NATO-s, një familje me tridhjetë kombe dhe gati një miliardë njerëz. Një familje e bazuar në sigurinë se, pa marrë parasysh se çfarë sfidash hasim, të gjithë jemi më të fortë dhe më të sigurt së bashku”./Zeri