Haraqija tha se e ka shkolluar Thaçi- Osmani i reagon: Shihemi në gjykatë!

Haraqija tha se e ka shkolluar Thaçi- Osmani i reagon: Shihemi në gjykatë!

Aktuale March 26, 2020 - 22:46

Ish-Ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqia ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ndërsa e ka thënë se Vjosa Osmani është përkthyese dhe është shkolluar nga Hashim Thaçi, transmeton Zëri.info

Haraqija ka thënë se Vjosa Osmani është shkolluar në SHBA në kohën kur ishte në zyrën e presidentit Fatmir Sejdiu, pasi në atë kohë e kishte dërguar qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

“Zonja Osmani ka punuar në zyre të presidneit Fatmir Sejdiu dhe prej aty ka fituar bursat amerikane dhe në atë kohë ka qenë kryeministër Hashim Thaçi dhe qeveria ka zgjedhur studentët për t’i dërguar në SHBA, sipas marrëveshjes që kishin me universitetet amerikane”, ka thënë Haraqija, transmeton Zëri.info

Pas kësaj ka reaguar Vjosa Osmani, duke e parlajamëruar se do ta padisë në gjykatë për deklaratat e rreme.

Përmes drejtuesit të emisionit ku ishte I ftuar Haraqija, ajo ka thënë se “Do të padis, e shihemi në Gjykatë. Unë bursën e kam marrë direkt nga Qeveria e SHBA-së”, I ka cituar fjalët e Osmanit drejtuesi i emisionit./ZERI