Njoftim i rëndësishëm nga Aeroporti i Prishtinës

Njoftim i rëndësishëm nga Aeroporti i Prishtinës

Aktuale March 26, 2020 - 12:23

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se nesër janë planifikuar dy fluturime. Sipas njoftimit të  Aerportit, nesër në ora 09:00, pritet të kthehen në Kosovë 55 qytetarë nga Zvicra, përcjell “Zëri.info”.

Nesër është planifikuar një fluturim në arritje me udhëtarë Zurich-Prishtinë dhe dy fluturime në nisje me udhëtarë: Prishtinë-Zurich dhe Prishtinë-Dusseldorf.


“Fluturimi nga Zvicra për në Prishtinë është planifikuar të jetë me udhëtarë në arritje sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës!”, njofton aeroporti./ZËRI