Mustafa: Nuk do t' tërheqi ministrat e LDK-së nga detyrat në Qeveri

Mustafa: Nuk do t' tërheqi ministrat e LDK-së nga detyrat në Qeveri

Aktuale March 26, 2020 - 09:04

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do t'i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje, raporton "Zëri.info".

Ai përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka përmendur edhe shkarkimin e Avdullah Hotit nga ana e kryeministrit në largim, Albin Kurtiti.

Shkrimi i tij i plotë:

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM