Osmani u drejtohet qytetarëve: Partia ime dëshiron ta rrëzojë Qeverinë tuaj

Osmani u drejtohet qytetarëve: Partia ime dëshiron ta rrëzojë Qeverinë tuaj

Aktuale March 25, 2020 - 22:16

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në seancën ku pritet të rrëzohet Qeveria ajo u drejtua vetëm qytetarëve me një fjalim. Kësioj Osmani tha se partia e saj po dëshiron ta rrëzojë këtë qeveri të qytetarëve që 20 vite pas luftës, ishte Qeveri e shpresës, raporton “Zëri.info”.

“Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse si kryetare e kam përgjegjësinë të ju drejtohem nga kjo foltore ngase partia ime e përkrahur nga opozita soyt ka sjellur për votim mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë suaj të dashur qytetarë. Ndaj qeverisë së ndryshimit. Ky mocion është dorëzuar në kohën kur bota po vuan kjo është e pashembullt”, ka thënë Osmani./Zëri