Lajmi i fundit nga QKUK: Dy pacientë me koronavirus janë gati të shërohen
Lajme të mira nga vijnë nga Klinika Infektive e QKUK’së. Aty dy pacientë të cilët kishin rezultuar Pozitiv me Covid-19, apo siç njihet ndryshe koroavirus, janë duke shkuar drejtë shërimit. Testet e dyta që u janë bërë këtyre dy personave kanë rezultuar Negative. Njëri nga pacientët i cili në testin e dytë ka rezultuar negativ me Covid-19 është djali i 82-vjeçarit i cili ndërroi jetën javën e kaluar pas infektimit me koronavirus. Express iu sjellë detaje të reja nga Infektiva e QKUK’së.
Në Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me koronavirus, njëri nga ta ka vdekur. Por krahas këtyre 71 personave që tashmë janë konfirmuar si të prekur me Covid-19, ka të atillë të cilët janë duke ia dal shumë mirë me gjithë procesin e rikuperimit shëndetësor dhe janë duke u shëruar nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për së paku dy pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët janë duke shkuar drejtë shërimit. Këto detaje i dha për Gazetën Express, infektologu i QKUK’së, Salih Ahmeti.
<a href='https://gazetablic.com/ads/www/delivery/ck.php?n=a2c414a3&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE' target='_blank'><img src='https://gazetablic.com/ads/www/delivery/avw.php?zoneid=15&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE&n=a2c414a3' border='0' alt='' /></a>
Ai ka deklaruar se procesi i shërimit është duke shkuar shumë mirë dhe se mjekët janë shumë entusiast që në javën e ardhshme këta dy pacientë do të lirohen nga spitali si të shëruar nga kosonavirusi.
“Gjendja e tyre për momentin është shumë stabile. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që ata të dalin nga spitali si të shëruar. Tek një pjesë e mirë e pacientëve ia kemi arritur që rikuperimin ta çojmë përpara”, thotë Ahmeti.
Ai tutje deklaron se pacienti i parë që ka rezultuar negativ në testin e dytë është djali i 82-vjecarit nga Podujeva i cili vdiq javën që e lamë pas si pasojë e infektimit me Covid-19.
“Unë po i pres edhe rezultatet e tjera. Djali i personit që vdiq nga Podujeva nga koronavirusi, në testin e dytë ka dalë negativ. Po e presim edhe testin e ri konfirmimit. Gjatë javës së ardhme pritet që ti kemi pacientët e parë që të jenë të shëruar”.