Isa Mustafa me mesazh për mocionin për rrëzimin e qeverisë

Isa Mustafa me mesazh për mocionin për rrëzimin e qeverisë

Aktuale March 24, 2020 - 22:06

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një mesazhi i është drejtuar qytetarëve të Kosovës, lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Për këtë Mustafa e ka lënë fajtor kryeminstrin Albin Kurti.

Letra e plotë e Isa Mustafës

Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,

LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.
Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.

LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.

LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.

Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.

Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.