Thaçi reagon pas letrës së QUINT-it: Duhet të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

Thaçi reagon pas letrës së QUINT-it: Duhet të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

Aktuale March 24, 2020 - 13:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga vendet e QUINT-it në vendin tonë, lidhur me situatën e fundit të krijuar në Kosovë pas përhapjes së koronavirusit.

Me anë të një postimi në Twitter, presidenti ka thënë se e mirëpret komunikatën e QUINT-it për respektimin e Kushtetutës, ligjeve dhe fokusimit në luftën kundër koronavirusit, shkruan lajmi.net.

Thaçi ka thënë se në këto rrethana duhet shpallë gjendja e jashtëzakonshme.

“E mirëpres deklaratën e vendeve të QUINT-it që ndajnë të njëjtat kërkesa me ato të mijat për respektimin e Kushtetutës dhe Ligjeve, si dhe përqëndrimin në luftën kundër koronavirusit, në vend që kjo të përdoret për betejat politike. Mirëqenia e qytetarëve tanë është thelbësore, kështu që ne duhet të shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme”, ka shkruar Thaçi në Twitt.

Image

Presidenti më herët me anë të një konference për media bëri të ditur se e ka dërguar në Kushtetuese vendimin për vendosjen e kufizimeve të lëvizjeve nga ana e qeverisë.

Po ashtu, Thaçi ka thënë se i ka dërguar letë kryeministrit Kurti ku ka kërkuar që ky i fundit të anuloje ose pezullojë vendimin në fjalë.