Qeveria shkarkon Bordin e Trepçës
Foto: Laura Hasani

Qeveria shkarkon Bordin e Trepçës

Aktuale February 28, 2020 - 12:37

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim sot që ta shkarkojë Bordin e ndërmarrjes aksionare “Trepça”, raporton zeri.info.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka shkarkuar edhe Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore -Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos.

Ndërkohë, ditë më parë Qeveria “Kurti” ka shkarkuar edhe Bordin e Telekomit.

Gjithashtu para pak ditësh edhe Ministri i jashtëm, Glauk Konjufca, ka shkarkuar 14 konsuj në disa prej ambasadave./Zeri