Qeveria shkarkon Bordin e Infrakosit
Foto: Laura Hasani

Qeveria shkarkon Bordin e Infrakosit

Aktuale February 28, 2020 - 12:20

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka marrë vendim sot që ta shkarkojë bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore -Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos, raporton “Zeri.info”.

Ditë më parë Qeveria “Kurti” ka shkarkuar edhe Bordin e Telekomit.

Gjithashtu para pak ditësh edhe Ministri i jashtëm, Glauk Konjufca, ka shkarkuar 14 konsuj në disa prej ambasadave./Zëri