Qeveria ndan 200 mijë euro për Shqipërinë
Foto: Laura Hasani

Qeveria ndan 200 mijë euro për Shqipërinë

Aktuale February 28, 2020 - 12:11

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që t’i ndajë 200 mijë euro si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, me qëllim të ndihmës në sanimin e dëmeve nga tërmeti i vitit të kaluar, raporton Zëri.info.

Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit humbën jetën 51 persona. Lëkundjet e fuqishme që u shkaktuan në Durrës e Thumanë dëmtuan mijëra shtëpi e apartamente.

Ndërkohë, në rendin e ditës në mbledhjen e sotme të qeverisë është shkarkimi i Bordit të Infrakosit.

Në vijim mund ta gjeni të plotë rendin e ditës. /Zëri

Image