Avdullah Hoti e bënë të qartë: Unë pyetem për LDK-në, jo Vjosa Osmani

Avdullah Hoti e bënë të qartë: Unë pyetem për LDK-në, jo Vjosa Osmani

Aktuale February 27, 2020 - 23:01

Avdullah Hoti ka thënë se ai është përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës e jo Vjosa Osmani, për të cilën zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, ka thënë se është udhëheqëse e legjislativit.

Numri dy i ekzekutivit ka deklaruar se ai i përfaqëson qëndrimet e LDK-së në qeveri, kur është pyetur lidhur me qëndrimet e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, për vendimet e kryeministri Albin Kurti.

“Unë përfaqësoj LDK-në në këtë koalicion qeverisës, sepse znj. Osmani është kryetare e Kuvendit. Qëndrimet e mija nuk janë individuale, por janë qëndrime të LDK-së – të dakorduara me kryetarin e LDK-së, të cilat përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së”, u shpreh Hoti.

Hoti deklaroi sot se LDK-ja nuk përkrah vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të lëndës së parë të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo masë e vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e drejtuar prej Ramush Haradinajt, do të fillojë heqja e taksës 100 për qind nga data 15 mars e këtij viti.

E nëse Serbia vazhdon fushatën jomiqësore, atëherë, siç ka thënë sot kryeministri Kurti, nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe deri më 15 qershor.