Hoti: Nëse taksa hiqet nesër, të martën jemi në Shtëpinë e Bardhë

Hoti: Nëse taksa hiqet nesër, të martën jemi në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale February 27, 2020 - 21:41

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7 ka thënë se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, ne të martën jemi në shtëpinë e Bardhë për dialog.

“Nëse taksa hiqet nesër, ne të martën jemi në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.

Hoti ka thnënë se “Java tjetër është momentum në zhvillimin e dialogut”.

Hoti ka minimizuar propozimin e sotshëm të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës.

Sipas tij, ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

“Ekziston një limit i ngushtë kohor që ne si qeveri e re të dalim në krye të proceseve. Nëse nuk dalim në krye të proceseve, nuk na falet”, është shprehur ai.

“Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA’në”, ka deklaruar Hoti.

“Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

“Duhet ta ndjekim një rrugë bashkë me ta, për ta forcuar sovranitetin tonë”, ka shtuar ai.

“Ndryshe, mbesim qeveri e izoluar, që nuk ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, ka vlerësuar Hoti.