Limaj: Kurti po ndryshon premtimet me të cilat i ka marrë votat e qytetarëve

Limaj: Kurti po ndryshon premtimet me të cilat i ka marrë votat e qytetarëve

Aktuale February 27, 2020 - 20:33

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për heqjen e taksës.

Limaj e ka quajtur skandaloze konferencën e Kurtit ku bëri të ditur vendimin për heqjen e pjesëshme të taksës për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia e Bosnja, transmeton Zëri.info

Mes tjerash, kreu i Nismës, e ka akuzuar Kurtin se po mashtron dhe ndryshon premtimet me të cilat i ka fituar zgjedhjet.

Ky është reagimi i plotë i Limajt:

Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit.
Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve.
Në konferencën e sotme gënjeshtrën e sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk.
Kaq për sonte.
Për më shumë rreth kësaj teme, në ditët në vijim.