Kurti: Taksa hiqet pjesërisht më 15 mars
Foto: Laura Hasani

Kurti: Taksa hiqet pjesërisht më 15 mars

Aktuale February 27, 2020 - 18:42

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se do ta heq taksën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, raporton Zëri.info

“Pas takimeve me prodhuesit vendorë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, nga java e ardhshme kemi vendosur që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë”, ka thënë Kurti në konferencën për media.

Ai ka ftuar Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të zotohet se do ta ndërpres fushaten për ç’njohjet rreth Kosovës.

Kurti ka thënë se taksa tërsisht do të hiqet më 1 prill për një përiudhë 90 ditore./ZERI/