Policia jep detaje për sulmin fizik ku u përfshi zëvendësministri Sveçla

Policia jep detaje për sulmin fizik ku u përfshi zëvendësministri Sveçla

Aktuale February 27, 2020 - 17:19

Mediat sot kanë raportuar se zëvendësministri i qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla është përfshirë në një sulm fizikë në një nga kafet e kryeqytetit.

Në videon e publikuar shihen disa persona, ku në mesin e tyre edhe zëvendësministri i MPB-së, Xhelal Sveçla i cili goditet në kokë.

Përmes komunikatës, policia e Kosovës, ka thënë për këtë rast se sulmuesi ishte i moshës 20 vjeçare, i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshes së re, trasnemton Zëri.info

Raporti i plotë nga policia në lidhje me këtë rast:

Me datë 27.02.2020 në ora 15:54 min. Policia ka pranuar informacionin se ne rrugën “Fehmi Agani” te një lokal është një rrahje në progres, njesia policore ka dal menjëher në vend të ngjarjes , ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar (viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshes së re. Pas ketij sulmi disa persona/qytetarë të cilet kanë qenë afër lokacionit të incidentit kanë intervenuar që ta ndalojn këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes se të gjitha informacioneve relevante lidhur me kete rast. Pas raportimeve shtese do te njoftoheni per detajet tjera.