Për dy vjet 15 mijë e 824 kosovarë janë pajisur me vizë pune të Gjermanisë

Për dy vjet 15 mijë e 824 kosovarë janë pajisur me vizë pune të Gjermanisë

Aktuale February 27, 2020 - 09:55

Instituti GAP ka publikuar një raport për emigrimin e fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shtetasit e Kosovës prijnë për nga numri i aplikimeve dhe pajisjes me viza pune në krahasim me vendet tjera të rajonit.

Sipas raportit të Institutit GAP gjatë viteve 2016-2018, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, (Kosovë, Serbi,Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, Bosnje e Hercegovinë) janë shqyrtuar për aprovim gjithsej 204,638 kontrata pune, prej të cilave rreth 80% janë miratuar.

Por, vetëm 40% e tyra janë pajisur me viza pune, ku 24% e tyra apo 15,824 kanë qenë për kosovarët.

Raporti ofron edhe të dhëna mbi sektorët dhe profesionet në të cilat shtetasit e Kosovës kanë arritur të sigurojnë viza pune, ku prijnë ndërtimtaria, hotelieria dhe shërbimet e kujdesit, ndërsa profesionet me më së paku aplikime të suksesshme janë sektori i financave, i sigurimeve dhe i edukimit.