LAJMI I FUNDIT: Avokati i njohur ftohet nga Gjykata Speciale

LAJMI I FUNDIT: Avokati i njohur ftohet nga Gjykata Speciale

Aktuale February 27, 2020 - 09:23

Avokati Gafurr Elshani është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Elshani është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ai ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në luftën çlirimtare dhe ishte njëri nga figurat e rëndësishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gafurr Elshani, është dizajneri i emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.

Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.