Komandanti i KFOR-it të enjten takohet me Albin Kurtin

Komandanti i KFOR-it të enjten takohet me Albin Kurtin

Aktuale February 26, 2020 - 23:32
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e tretë me radhë ditën e enjte.

Mbledhja do të mbahet në orën 16:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Pos kësaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim Komandantin e KFOR’it, Michele Risi.

Kurti sot mbajti një konferencë për medie ku zbuloi një marrëveshje të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, me NATO’n, në të cilën thuhej se FSK nuk do të mund të futet në veri të vendit pa pëlqimin e KFOR’it.

Kjo pritet të jetë edhe temë e takimit me Komandantin e KFOR’it.

Në mbledhjet e kaluara të Qeverisë janë marrë vendime si ai për ulje të rrogave për zyrtarë qeveritarë, shkarkimin e koordinatorëve nacionalë, shkarkimin e Bordit të Telekomit.