Ministri i Shëndetësisë, konfirmon rastin e parë me koronavirus në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, konfirmon rastin e parë me koronavirus në Maqedoni

Aktuale February 26, 2020 - 17:02

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp në Qeveri ka bërë të ditur se virusi Korona ka mbërritur në Maqedoni dhe se bëhet fjalë për një pacient grua.

Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por në gjendje të mirë. Pacientja Ka qenë në Itali, për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar.

Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.

Image
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe