Kurti thotë se presidenti shmangu takimet me të: U detyrova të publikoj letrat
Foto: Laura Hasani

Kurti thotë se presidenti shmangu takimet me të: U detyrova të publikoj letrat

Aktuale February 26, 2020 - 14:30

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është detyruar ta bëjë publike letrat mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi e ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, pasi sipas tij, presidenti ka shmangur takimet mes tyre.

“Kjo po quhet marrëveshje meqenëse konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktave, këtë shkëmbim të letrave e quan marrëveshje ndërkombëtare. Ka marrëveshje të cilat janë publikuar në media ndonëse nuk kanë qenë publike, por kjo marrëveshje është zyrtare dhe ka dalë në moment vendimtar politik. Kjo marrëveshje ku shpiket togfjalëshi ‘Kosovë veriore’ dhe thuhet se atje nuk do shkojë FSK pa miratim të KFOR-it tregon që Zajednica e shkëmbimi territorial nuk janë gjëra të ndryshme. Kur liderët politikë flasin për territore, padyshim aty është edhe ushtria në pyetje. Paskemi pasë zprapsje në prill të 2013”.

Që nga zgjedhja e tij kryeministër, ai ka thënë se presidenti po e shmang.

“Marrëveshja tjetër e Brukselit flet për asociacionin të komunave serbe ndërsa kjo tjetra për tërheqjen e FSK nga veriu. Për mua është tejet e rëndëisshmë për Kosovën dhe unë e publikova meqë mu bë e pamundur ta bisedoj edhe me presidentin. Po të ishte ai i gatshëm të bisedoj me mua padyshim që nuk do ta publikoja pa biseduar me të. Prej që u zgjodha më eviton rregullisht”.

E për marrëveshjet të cilat është kërkuar të bëhen publike, si ajo për linjën ajrore, hekurudhore me Serbinë, ka thënë se të gjitha do t’i publikojnë.

“Ato që i kemi do t’i publikojmë”.