Rama pritet me protesta në Moskë, qindra protestues e prisnin para takimit me ministrin Lavrov

Rama pritet me protesta në Moskë, qindra protestues e prisnin para takimit me ministrin Lavrov

Aktuale February 26, 2020 - 13:44

Dhjetëra protestues kanë organizuar sot një demonstratë përpara Shtëpisë së Pritjes së Ministrisë së Jashtme Ruse në Moskë në mbështetje të Sputnik Estonia, e cila ka qenë subjekt i një presioni të konsiderueshëm nga autoritetet në vendin Baltik, raportoi një korrespodent i Sputnik nga skena

Demonstruesit, të cilët ishin të veshur me të verdhë – ngjyra e korporatave e Sputnik mbajtën protestën përpara një takimi midis Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili është edhe kryetari aktual i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimi në Evropë (OSBE), në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme në kryeqytetin rus.

Ata që morën pjesë në demonstratë po prisnin posaçërisht ardhjen e Ramës, me qëllim që të tërhiqnin vëmendjen e tij ndaj presionit që hasën gazetarët e Sputnik Estonia, të cilët u detyruan të ndërpresin kontratat e tyre duke filluar nga 1 janari, pasi morën kërcënime me burgim deri në pesë vjet nga autoritetet Estoneze.

Protestuesit shfaqën pankarta me parullat “Estonia është një kamp përqendrimi për gazetarët” dhe “Larg duart nga gazetarët në shtetet e Balltikut”.

Moska ka deklaruar më parë se pret që përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave, Harlem Desir, të shtyjë autoritetet Estoneze të rishikojnë politikat e tyre shtypëse kundër gazetarëve në vendin baltik.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të siguruar që gazetarët e Sputnik të mund të kryejnë punën e tyre në vendet e huaja.

Ajo çka është ironike në të gjithë këtë është fakti se vetë Rama është kritikuar ashpër së fundmi nga OSBE dhe të gjithë organizmat ndërkombëtarë për përpjekjet për miratimin e një pakete ligjore e quajtur ‘Antishpifje’ që prek të drejtat dhe liritë e medias në Shqipëri.