Raste të reja të dyshuara me koronavirus në QKUK

Raste të reja të dyshuara me koronavirus në QKUK

Aktuale February 26, 2020 - 10:21

Disa raste të reja janë raportuar në QKUK lidhur me dyshimet për koronavirus. Analizat e tyre pritet të publikohen së shpejti.

Burimet e Express kanë konfirmuar se në këtë klinikë janë paraqitur edhe disa raste të tjera me dyshimet se pacientët janë prekur me koronavirus.

Për këtë, zyrtarë në QKUK kanë thënë se së shpejti lëshojnë komunikatë për media.

Dje gjatë ditës u raportuan tri raste të dyshuara me koronavirus, por më pas rezultatet e të tria rasteve dolën negative.