Kush është Nicolas Guillou? Gjyqtari francez që do të merret me aktakuzat e para të Speciales

Kush është Nicolas Guillou? Gjyqtari francez që do të merret me aktakuzat e para të Speciales

Aktuale February 25, 2020 - 18:02

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës që të caktojnë gjyqtarë të procedurës paraprake. Një gjë e tillë nënkupton se aktakuzat për ish-ushtarë të  UÇK-së veç se janë gati, dhe të njëjtat do të konfirmohen më së largu gjashtë muaj që prej pranimit të tyre nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Dokumentet të cilat i ka parë lajmi.net, i përkasin datës 14 shkurt të këtij viti, në të cilat parashtrohen dy kërkesa, për dy raste të veçanta në të cilat kërkohet caktimi i një gjyqtari për t’u marrë me aktakuzat, të cilat nuk konsiderohen ende si të konfirmuara.

DOKUMENT:

Sipas dokumenteve dhe vendimit të publikuar, gjyqtar i procedurës paraprake në të dy rastet është caktuar Nicolas Guillou.

Por kush është Nicolas Guillou që do të merret me aktakuzat për ish-ushtarët e UÇK-së?

Nicolas Guillou është gjykatës nga Franca, i cili ka shërbyer si shef kabineti i presidentit të Gjykatës Speciale për Libanin që nga viti 2015.

Para kësaj, Guillou ishte emëruar si prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, ndërkaq që detyra e tij aty ishte që të lehtësonte bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve në çështjet penale dhe civile, e veçanërisht në luftën kundër terrorizmit.

Mes 2006-tës dhe 2012-tës, Gillou kishte mbajtur disa pozita në ministrinë Franceze të Drejtësisë, si zëvendës shef i seksionit të Ligjit Tregtar, si dhe si këshilltar për çështjet kriminale penale, si dhe ato diplmatike.

Para kësaj periudhe, Gilloiu kishte shërbyer si gjyqtar hetues në Meax, afër Parisit, ku kishte trajtuar një sër çështjesh penale, siç janë vrasjet, krimi i organizuar dhe krimet financiare.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara, Gilloiu apo secili gjyqtar tjetër që përcaktohet për procedurën paraprake, ka deri në 6 muaj kohë që ta shqyrtojë aktakuzën, e cila më pas do të konsiderohet si e konfirmuar vetëm pas mbarimit të procedurave.

Intensifikimi i veprimeve të Speciales është i paraprirë nga një punë 5-vjeçare e këtij institucioni hetues.

Gjatë ditëve në vijim, lajmi.net ka mësuar se pritet që aktakuza të reja të dërgohen në Gjykatë, ndërkaq që për të njëjtat do të caktohen gjyqtarë të procedurave penale.

Po ashtu, si bazë kryesore e provave janë marrë dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët serbë, numri i të cilëve besohet të jetë mbi 500.

Image